Erdogan kundër armëpushimit në Nago-Karabak


Erdogan kundër armëpushimit në Nago-Karabak

17:10 01/10/2020

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan në fjalimin e mbajtur sot në parlamentin turk tha se është e papranueshme që Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Franca duan të kërkojnë armëpushim në rajonin e diskutueshëm të Kaukazit. Ai vazhdoi fjalimin e tij duke e quajtur përplasjen e aleatit Azerbajxhan dhe forcave etnike armene si një problem që i ka ardhur koha të zgjidhet sepse është neglizhuar për 30 vjet.

Erdogan përsëriti gjithashtu se nëse do të ketë një paqe të qëndrueshme në rajon, është Armenia ajo që duhet të tërhiqet nga Nago-Karabaku,.

Ndërsa fjalimi i tij po mbaronte, bashkë-kryetarët e Grupit Minsk të OSBE-së, lëshuan një deklaratë duke kërkuar  armëpushim të menjëhershëm midis forcave azeriane dhe armene etnike në Nago-Karabak. Pjesë e Azerbajxhanit, por e drejtuar kryesisht nga banorët etnikë armenë.

Grupi Minsk i OSBE-së, kryesohet nga Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara dhe u krijua në vitin 1992 për të ndërmjetësuar në gjetjen e një marrëveshje paqësore mbi çështjen e Nago-Karabakut./tvklan.al






Të ngjashme