Erdogan në Beograd: Rajon i bashkuar
Turqia e shikon Serbinë si një portë të rëndësishme në rajon dhe kërkon të rrisë investimet atje, nisur edhe nga avancimi i ngathtë i bisedimeve me Brukselin.
Ishte ky qëllimi i vizitës së presidentit turk Rexhep Taip Erdoan në Beograd, i shoqëruar nga një skuadër e madhe biznesmenësh turq.
Erdoan u prit me një ceremoni zyrtare nga homologu i tij serb Aleksander Vucic. Përpara gazetarëve presidenti turk bëri thirrje për bashkim të forcave në rajon.
“Së bashku mund të bëjmë hapa për të zgjidhur të gjithë problemet. Ne nuk duam asnjë ndarje në Ballkan dhe jemi kundër atyre që e shohin rajonin si një sferë influence”.
Delegacioni i Erdoanit, përbëhet nga 8 ministra dhe 185 sipërmarrës. Presidenti turk premtoi projektin e gazit natyror dhe mjaft investime infrastrukturore, ku përfshihet autostrada Beograd – Sarajevë.
Deutche Welle e komenton praninë e shumë sipërmarrësve si ofensivë ekonomike të Turqisë dhe për pjekje për të rritur influencën politike.
Në axhendën e presidentit Erdoan me gjasë ka qenë edhe kërkesa për mbylljen e shkollave dhe organizatave joqeveritare të ndërlidhura me rivalin e tij, imamin Fethullah Gulen, që jeton në Shtetet e Bashkuara.
Tv Klan