Erdogan refuzon të heq dorë nga kërkesa për dënimin me vdekje


Erdogan refuzon të heq dorë nga kërkesa për dënimin me vdekje

20:09 18/07/2016

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka refuzuar të heq dorë nga kërkesa më e re për rivendosjen e dënimit me vdekje për mijëra ushtarakë të përfshirë në tentativën e dhunshme për grusht shteti, që nisi të premten në mbrëmje në Turqi.

"Ka patur një krim të qartë tradhtie” ka thënë thënë presidenti Erdogan gjatë një intervistë për CNN, duke vijuar që

“kjo kërkesë nuk mund të refuzohet nga qeveria e tij”.

"Por do të ketë një vendim parlamentar në përputhje me kushtetutën. Liderët politikë duhet të diskutojnë mbi të. Unë si president do të aporovojë çdo vendim të marrë prej nga parlamentit

”, shtoi ai.

Kjo ishte intervista e parë e dhënë nga Erdogan që prej tentativës së grushtit të shtetit më 15 Korrik.

160718130124-turkey-detainees-tease-exlarge-169

Nëse Turqia refuzon heq dorë nga tentativa për të kthyer sërish dënimin me vdekje, ajo nuk do të jetë pjesë e Bashkimit Europian, sipas shefes për poltikën e jashme të BE, Federica Mogherini.

Komenti i saj erdhi pas deklaratave të Erdogan në fundjavë se ata që morën pjesë në grushtin e shtetit "

do të paguanin një çmim të rëndë, për këtë akt tradhtie”./tvklan.al

 





Të ngjashme