Erdogan urdhëron ndryshimin e emrave të stadiumeve
Emrat e Stadiumeve në Turqi po ndryshojnë njëri pas tjetrit pas urdhrit të Presidentit Erdogan, i cili kërkoi që në emrat e impianteve modernë të mos përdorej më fjala “Arena”.
Gjatë një fjalimi të mbajtur ditën e djeshme, Presidenti Receep Tayyip Erdogan tha se “
këto nuk janë Arena, janë stadiume. Jam kundër ‘Arenave’. Ne e dimë se çfarë bëhej në të shkuarën në Arena, apo jo? Dihej se si i copëtonin njerëzit.
”
“
Ne jemi kundër Arenave dhe ia kam dhënë udhëzimin e duhur ministrit, ne do ta heqim fjalën Arena nga stadiumet. Çdo të thotë Arena? Nuk ekziston në gjuhën tonë një fjalë e tillë.
”
Menjëherë pas këtij fjalimi, ekipi drejtues i Gallatasarajit menjëherë ndryshoi emrin e stadiumit nga “
Turk Telecom Arena
” në “
Ali Sami Yen Spor Kompleksi Turk Telekom Stadyumu
“.
Ndërsa Federata Turke e Futbollit ua ndryshoi emrat të gjithë stadiumeve që në emërtime kishin fjalën “Arena”.
Në faqen e saj në internet, Stadiumi i sapondërtuar i kampionëve të Beshiktashit nuk quhet më “
Vodafone Arena
”, por “
Vodafone Stadium
”.
Sipas fjalorit të oksfordit, Arena është një zonë e rrafshët e rrethuar nga ulëse, në të cilën mbahen ngjarje sportive, argëtimi dhe edhe ngjarje të tjera publike.
Por siç duket, Erdogan e lidh këtë fjalë me vendet ku bëheshin dyluftime prej nga ku njerëzit dilnin të vdekur dhe nuk dëshiron që një fjalë e tillë, për më tepër e huaj, të përdoret në stadiumet e reja turke. /tvklan.al