Ergys Kaçe rinovon me PAOK
Ergys Kaçe rinovoi kontratën me PAOK, duke e shtuar edhe me 2 vite të tjerë, ndërsa e mëparshmja skadonte në Qershor të 2017. Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke, pas shumë dilemave për të ardhmen e tij.
Mesfushori i Kombëtares arriti marrëveshjen me skuadrën selanikase, pjesë e së cilës është prej vitit 2010. Megjithatë, Ergys Kaçe për sezonin 2016-2017 do të luajë për kampionen e Çekisë, Viktoria Plzen, e cila do të ketë edhe të drejtën e blerjes së lojtarit. Kaçe pritet që të shkojë në Çeki në ditët në vijim për të përmbyllur procedurat e huazimit te kampionët e këtij vendi.
23-vjeçari nuk është aktivizuar në asnjë sfidë të PAOK për këtë sezon. Ai do të jetë pjesë e të grumbulluarve të De Biasit për sfidën e kombëtares me Maqedoninë në 5 Shtator, në kuadër të kualifikueseve për Botërorin e Rusisë.
Tv Klan