Ergys Kaçe zyrtarizohet te Viktoria Plzen
Ergys Kaçe u prezantua te Viktoria Plzen. Mesfushori shqiptar u huazua nga Paoku i Selanikut te skuadra çeke për një sezon me të drejtë blerje. Kampionati çek do të jetë një përvojë e re për 23-vjeçarin, i cili deri më tani ka luajtur vetëm në Greqi.
Më parë në Çeki është aktivizuar Herolind Shala, i cili tani është transferuar këtë verë te Kasimpasha në Turqi.
Drejtuesit e Viktoria Pëlzenit pranuan se e vëzhgojnë prej kohësh Ergys Kaçen dhe ardhja e tij pritet të shtojë konkurrencën në mesfushë.
Tv Klan