Eriksson në bisedime me Kamerunin
Sven Goran Eriksson mund të kthehet të drejtojë një skuadër përfaqësuese pas disa vitesh. Trajneri suedez është në bisedime për Federatën e Futbollit të Kamerunit për të marrë drejtimin e kombëtares afrikane.
Erikson ka drejtuar më parë Anglinë, Meksikën dhe Bregun e Fildishtë. Sven Goran Eriksson ka një përvojë 40-vjeçare si trajner.
Kandidatët e tjerë për stolin e Kamerunit janë Klarens Sedorf dhe Patrik Kluivert.
Tv Klan