
Erion Veliaj përgëzon Lulzim Bashën
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka përgëzuar kryetarin e opozitës Lulzim Basha dhe Partinë Demokratike për protestën paqësore të zhvilluar për 2 orë e 20 minuta, ku nuk u shënua asnjë incident apo akt dhune.
Në një postim në Twitter, kryebashkiaku Veliaj thotë se protesta e së premtes tregon se që aktet e dhunshme sikurse kanë ndodhur herët e kaluara, varen nga organizatorët e protestës.
“Urime @PDShqipëri & @lulzimbashaal për protestën e parë paqësore – provë se dhuna & paqja në Tiranë varet nga ju e nga askush tjetër! Një kthesë fantastike që krijon hapësira për ide e alternativa për #Zgjedhjet2021. Ndërkohe në #30Qershor jemi njësoj, gishtat lart nr.2”, thotë Erion Veliaj.
Opozita e bashkuar mbajti të premten protestën e 9-të kombëtare kundër Qeverisë, duke kërkuar largimin e Kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore dhe dënimin e krimit elektoral të blerjes së votave. /tvklan.al
Urime @pdshqiperi & @lulzimbashaal per protesten e pare paqesore – prove se dhuna & paqja ne Tirane varet nga ju e nga askush tjeter! Nje kthese fantastike qe krijon hapesira per ide e alternativa per #Zgjedhjet2021 🗳😉
Nderkohe ne #30Qershor jemi njesoj, gishtat lart ✌nr.2⃣🌹
— Erion Veliaj 🚴♂️🌳⚽🇦🇱 (@erionveliaj) June 21, 2019