Erjon Bogdani ulet në stolin e Shpresave


Erjon Bogdani ulet në stolin e Shpresave

19:40 08/12/2016

Erjon Bogdani dhe Alban Bushi do të jenë trajnerët e ekipeve Kombëtare të moshave. Bogdani do të ulet në stolin e ekipit Shpresa, ndërsa Bushi do të drejtojë ekipin kombëtar U 19.

Burime nga Federata e Futbollit bëjnë me dije se prezantimi i dy trajnerëve do të bëhet ditën e premte.

Dy ish sulmuesit e kombëtares zëvendësojnë Redi Jupin dhe Arjan Bellain. Ekipet kombëtare ishin pa trajner prej më shumë se 1 muaji.

Përzgjedhja dhe prezantimi i trajnerëve të kombëtareve është eskluzivitet i Federatës së Futbollit./ tvklan.al






Të ngjashme