Erkandi ngre një kamion në ditë
Erkand Qermajt duhet shumë punë për të arritur te medaljet. Vitin e kaluar ai fitoi medaljen e bronzit në stilin e shkëputjes në botërorin e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa tani po përgatitet për garën që do të mbahet në fillim të nëntorit në Turkmenistan. Por si është stërvitja e një peshëngritësi? Në një ditë të vetme Erkandi ngre peshën që mban një kamion.
Erkand Qerimaj, peshëngritës :
Fillojmë gradualiasht stërvitjen, duke i rritur peshat dhe në fund të ditës shkon 15 – 20 ton ngarkesë e përgjithshme.
Për të qenë gati për një aktivitet të rëndësishëm i duhen disa muaj përgatitje. Kjo do të thotë një stërmundim që kërkon energji dhe ku duhen 4 herë më shumë kalori sa i nevojitet një mashkulli të rritur.
Erkand Qerimaj, peshëngritës :
Harxhohen 7 – 8 mijë kalori në ditë. Ato merren me anë të ushqimeve dhe pastaj me suplemente, proteina, multivitamina apo karboidrate.
Disa ditë para garës ulet ngarkesa e stërvitjes dhe natyrisht sasia e ushqimit. Çfarë nuk lejohet në këtë periudhë?
Erkand Qerimaj, peshëngritës :
Eliminojme disa ushqime që të shtojnë në peshë para garës si brumërat, ëmbëlsirat.
Një jetë sakrificash për nivele të larta sporti, pasi të fitosh medalje nuk është kurrë e lehtë.
Tv Klan