Ermal Meta sërish në Sanremo
Ermal Meta sërish do të kthehet në Sanremo. Vitin e kaluar ai u rendit i treti në festivalin më të rëndësishëm muzikor të Italisë. Ai do të paraqitet në duet me Fabricio Moron, të cilët do të interpretojnë këngën “Non mi avete fatto niente”.
Meta vitin e kaluar në Sanremo shënoi sukses me këngën “Vietato Morire”.
Ai morri çmimin e kritikës dhe ka publikuar deri tani dy albume: “Umano” dhe “Vietato morire”.
Klan Plus