Ermelinda Meksi me Ambasadorin Gjerman – (31 Janar 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Nëntë milion marka gjermane është granti i dhuruar nga qeveria gjermane dhënë qeverisë shqiptare në kuadrin e projektit të ri të shkarkimit të ujrave të zeza në Kavajë. Ambasadori gjerman në Tiranë Hans Peter Disdorf, sëbashku me ministren e Bashkëpunimit Ekonomik dhe Privatizimit Ermelinda Meksi, kanë nënshkruar marrëveshjen për përmirësimin e infrastrukturës së kanalizimieve për qytetin e Kavajës. Nga e gjithë shuma e dhënë 8.7 milion marka do të përdoren për investime në punime në zgjerim të rrjetit të kanalizimeve, ndërtim të mbikalimeve ku do të futen edhe disa fshatra që ndodhen pranë mbikalimit. Shuma që mbetet do të përdoret për mbikqyrje të zbatimit të projektit. Deri tani janë zbatuar dy projekte për furnizimin me ujë të pijshëm të qytetit të Kavajës, si dhe është duke u zbatuar projekti për furnizimin me ujë të fshatrave. Ky projekt marrëveshja e të cilit sapo është nënshkruar, do të mbarojë në vitin 2002./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti