Ernest Gjoka emërohet trajner i Vllaznisë
Ernest Gjoka është emëruar trajneri i ri i skuadrës së Vllaznisë pas largimit të Armando Cungut.
Largimi i shkodranit nga drejtimi i Vllaznisë u zyrtarizua sot. Të dyja palët, skuadra dhe Cungu, u ndanë në bashkëpunim me njëra tjetrën.
Vitin e kaluar, Ernest Gjoka ishte trajner i Kukësit duke i drejtuar ata në fitoren e titullit të parë kampion.
/tvklan.al