ESA pranon dështimin në Mars
Pak ditë pas misionit të dështuar në Mars, Agjencia Hpasinore Europiane, ESA, njoftoi se sonda Schiapareli e dërguar në planetin e kuq, ka rënë nga një lartësi prej rreth 4 kilometrash dhe është shkatërruar si pasojë e përplasjes.
Përfundimi i europianëve erdhi pas analizimit të disa fotografive të bëra nga NASA në orbitën e Marsit. Gjatë uljes së robotit në planetin e kuq, u përllogarit gabim momenti i shkëputjes së tij nga parashuta, duke bërë që ulja të ishte fatale. Mësohet se qendra e ESA-s në Darmshtad, në Gjermanisë humbi kontaktin me sondën rreth 50 sekonda nga ulja. Qëllimi i dërgimit të sondës Schiapareli në udhëtimin 56 milionë kilometra të gjatë, ishte pjesë e kërkimit të shenjave të jetës në Mars. Kjo ishte tentativa e dytë e europianëve në planetin e kuq, pas misionit tjetër të dështuar të britanikëve në vitin 2003. Deri tani vetëm amerikanët kanë arritur të kryejnë kërkime në Mars, nëpërmjet sondave Opportunity dhe Curiosity. Tv Klan