“Është më mirë të mos qeverisësh, sesa të qeverisësh keq”
Dështojnë negociatat për formimin e koalicionit të ri qeverisës në Gjermani.
Kancelarja Merkel dhe krerët e tre partive të tjera, CSU, liberal demokratëve dhe të gjelbërve përfunduan bisedimet rreth mesnatës në Berlin, pa asnjë rezultat.
Shkak për dështimin e bisedimeve ishte ndër të tjera edhe çështja e emigracionit.
Kreu i liberal demokratëve Kristian Lindner tha nuk kishte rënë dakord me kristiandemokratët dhe të gjelbrit për kufizimin e hyrjes së refugjatëve në vend.
Ndaj dhe siç u shpreh ai: “
Është më mirë të mos qeverisësh sesa të qeverisësh keq”.
Një prej opsioneve që po përflitet më së shumti aktualisht janë zgjedhjet e reja parlamentare.
Tv Klan