Kreu i kompanisë ha shampon për të provuar se është organike


Kreu i kompanisë ha shampon për të provuar se është organike

22:20 04/03/2018

Kreu i një kompanie kozmetike në Stamboll të Turqisë ka habitur studentët gjatë një prezantimi, kur për të provuar se produktet e prodhuara ishin organike, ka zgjedhur të hajë pak nga shampoja publikisht.

“Ne jemi të vetmit në botë që prodhojmë një produkt të tillë natyral”, tha Ismail Cetin, CEO i “Acvit Cosmetics”.

I pyetur nga studentët për ta provuar këtë, Cetin zgjodhi të hante pak nga shampoja.       

Impakti tek studentët ishte i madh.

“E besuam se produktet e tij janë natyrale”, tha një prej studentëve pas prezantimit, sipas “Hurriyet”.

“Nga tani e tutje, kujtdo që do të na thotë se produktet e tyre janë organike, ne do t’i kërkojmë t’i konsumojë”, thanë studentët. /tvklan.al






Të ngjashme