Është sërish ai, Michael Phelps… Dhe medalje ari


Është sërish ai, Michael Phelps… Dhe medalje ari

15:10 14/08/2016

Është pikërisht ai! Michael Phelps fitoi medaljen e artë, duke e çuar numrin e medaljeve të arta në 23. Gara e fundit në Rio 2016 ka qenë 4×100 metra, stil i përzier.

Amerikani siguroi medaljen e tij të pestë në Rio 2016, duke iu bashkuar Ryan Murphy, Cody Miller dhe Nathan Adrian.

Phelps u ndal vetëm në vetëm në garën e 100 metrave stil flutur, ku u rendit i dyti. Në këtë sfidë ai mori medaljen e argjendtë, ndërsa kampion olimpik u shpall sportisti nga Singapori Sholing. 21 – vjeçari vendosi edhe një rekord olimpik. /

tvklan.al






Të ngjashme