Eskalop alla pizzaiola (Video)
Përbërësit:
300 gr kontrafileto gici
100 gr domate
50 gr ullinj të zi
10 gr kaperi
2 fileto achuge
2 patate
Majdanoz
Borzilok
Spec djegës
Pak mozzarella
Kripë
Piper
Përgatitja:
Marinojmë filetot me kripë, piper dhe vaj ulliri dhe i lëmë të qëndrojnë për pak minuta. Në një tenxhere me ujë vendosim patatet që të ziejnë. Fusim në ujë të vluar domatet për 10 sekonda në mënyrë që t’iu heqim lëkurat. Grijmë bashkë borzilokun, hudhrat dhe majdanozin.
Lyejmë me miell filetot e marinuara dhe i skuqim në një tigan me pak vaj ulliri. Në tiganin ku skuqëm filetat shtojmë kaperit, ullinjtë, erëzat e grira, achuget. Pasi skuqen për pak të gjitha bashkë shtojmë domatet, pak spec djegës dhe pak nga uji ku ziemë patatet. Vendosim në një tavë filetot, shtojmë mbi të salcën që përgatitëm në tigan dhe e vendosim në furrë të piqet për 5 minuta. 1 minutë parapara se ta nxjerrim vendosnim djathin mozarella që të shkrihet. Në një gotë mikseri vendosim pak hudhër, pak borzilok, majdanoz, vaj ulliri, limon dhe i bëjmë krem. Kremin e përgatitur e përdorim për patatet e ziera dhe janë gati.
/tvklan.al