“Eta” godet Amerikën Qendrore dhe shkakton 3 viktima
Uragani “Eta” ka goditur Amerikën Qendrore duke shkaktuar dëme të shumta në Nikaragua. Mediat ndërkombëtare raportojnë se “Eta” ka sjell shi të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta duke shkaktuar dhe tre viktima.
Autoritetet njoftojnë se uragani ka vrarë dy burra teksa ishin duke punuar, si dhe një vajzë vetëm 13 vjeçe, të cilës iu shemb dhe shtëpia.
Uragani në fillim u shfaq në Nikaragua me një fuqi 225 km/orë dhe u shoqërua me shira të rrëmbyeshëm. Ndërkohë në Puerto Cabezas, uragani shkuli qindra pemë dhe u shkatërruan shumë ndërtesa.
Qendra Kombëtare e Uraganëve e SHBA njofton se megjithëse “Eta” është dobësuar, qytetarët duhet të kenë ende kujdes pasi rreziku nuk ka kaluar.
Parashikimi është që “Eta” të lëvizë në Nikaraguan Veriore të mërkurën e më pas të godasë dhe Hondurasin./tvklan.al