Et’hem Ruka takon rektorët për referundimin e Kushtetutës (02 Nëntor 1998)
Ministri i Arsimit Et’hem Ruka dhe Kryetari i Komisionit Parlamentar të Arsimit dhe Shkencës Limoz Dizdari, kanë mbledhur rektorët e universiteteve të Tiranës, Shkodrës, Elbasanit, Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës për të ndërgjegjësuar studentët që me 22 Nëntor të marrin pjesë në referendumin e Kushtetutës. Ata kanë udhëzuar rektorët që në universitete të organizojnë diskutime dhe konferenca me pjesëmarrjen e ekspertëve për t’u shpjeguar studentëve pjesë të veçanta të Projekt Kushtetutës.
Pamje ministri i Arsimit Et’hem Ruka, Limoz Dizdari takim me rektoret e universiteteve./tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame