Etrit Berisha “mbyll” portën
Në 6 ndeshjet e fundit në kampionat vetëm një barazim dhe asnjë humbje. Atalanta po synon seriozisht zonën euro të renditjes së Serie A.
Një ndihmesë shumë e madhe, një faktor i rëndësishëm është portieri Etrit Berisha. Në takimin e fundit, atë kundër Genoas që skuadra nga Bergamo fitoi 3-0 portieri i kombëtares shqiptare ishte vendimtar në disa raste.
Ai i mohoi gola të sigurtë Genoas. 6.5 nota për të nga eurosport edhe pse në pjesën e parë ishte i pashqetësuar Etrit Berisha e ka siguruar vendin e titullarit tek Atalanta që e bleu në momentet e fundit në merkaton e verës.
Edhe pse ishte me dyshime, shqiptari siguroi pozicionin e tij që prej ndeshjes së parë. Takimet e radhës ishin konfirmuese për të dhe formën e mirë.
Nëse Atalanta ka synime për të marrë pjesë në garat kontinetale, kjo është edhe për meritë të Berishës. Ai renditet ndër portierët më të mirë të sezonit të fundit të Serie A.
Tv Klan