“Euridita”, frymëmarrje artistike te Piramida


“Euridita”, frymëmarrje artistike te Piramida

23:30 15/10/2017

Provën e parë për t’i dhënë Piramidës një frymëmarrje artistike po e kryen “Euridita” teatri që e kthen në këtë hapësirë Jonida Beqon si regjisore.

Jonida Beqo:

“Unë i përkas brezit të viteve ’90. Mbaj mend që kam bërë koncertin tim të parë live këtu si gjimnaziste dhe më merr malli për atë kohë”.

Shumëçka e shpërbërë si në brendësi dhe jashtë duket si i ka dhënë dorë ndërtimit në skenë të veprë së shkruar nga Sara Ruhl.

Jonida Beqo:

Sfidë është patjetër nga pikëpamja teknike, por vepra e kërkon këtë lloj ambienti, pak urban, të degraduar sepse të tillë e ka përshkruar botën e nëndheut autorja”.

“Euridita” aktualizohet në skenografi, kostumografi dhe histori. 

Jonida Beqo:

“I normalizon këto figura mitike, i bën më njerëz të prekshëm, që ngjajnë  me ne, me hallet, problemt tona. Kështu që një publik i thjeshtë nuk ka pse të intimidohet me idenë se nuk e njoh antikitetin, ti njeh këta dy personazhe, ata banojnë afër me ty, shkojnë në shkollë apo punë me ty, kjo është qasja”.

Edhe dashurisë mes Orfeut interpretuar nga Amri Hasanlliu dhe “Euriditës” nga Armela Demaj, regjisorja i vesh kostumin e të tashmes.

Jonida Beqo:

“Edhe bota urbane ka sfidat e reja në mënyrën e komunikimit. Gjithnjë e më tepër marrëdhëniet po vendosen jo ballë për ballë, të ngrohtë dhe të prekshme por nëpërmjet rrjeteve sociale”.

Rrugëtimi i “Euridtës” mbyllet në 29 Tetor.

Tv Klan






Të ngjashme