“Euro 2016” , francezi i arrestuar po planifikonte 15 sulme
Francezi i cili u ndalua muajin e fundit me një sasi të madhe armësh ishte duke planifikuar sulme gjatë turneut të futbollit “Euro 2016”, që nis të premten, raportojnë zyrtarët ukrainas.
Personi i arrestuar është identifikuar nga mediat franceze. Ai është Gregoire Moutaux, 25 vjeç , i cili u arrestua në kufirin e Ukrainës me Poloninë. Shefi i inteligjencës Vasyl Hrytsak tha se ky person kishte planifikuar 15 sulme dhe ishte nxitur nga pikëpamjet ultra-nacionaliste. Ai kishte grumbulluar armë, detonatorë dhe 125kg dinamit, tha Hrytsak. Hrytsak përfshiu edhe disa objekte të listuara si të mundshme nga dyshuari për të përgatitur sulmet. Ato ishin disa ura, autostrada, një xhami dhe një sinagogë në mesin e objektivave të mundshme të të dyshuarit. Ai ishte duke u ndjekur penalisht për trafikim armësh dhe terrorizëm, por ende nuk ishte e qartë nëse do të ishte edhe Parisi në shënjestër të tij apo jo, thanë burimet policore./tvklan.al