Euro 2016, si të mos mashtroheni për biletat


Euro 2016, si të mos mashtroheni për biletat

12:22 05/06/2016

Janë zbuluar disa faqe jozyrtare, të cilat po shesin bileta të paligjshme, kundrejt një çmimi deri në 5.000 paund.

Alex Neill, Drejtor i Politikave dhe Fushatave të mashtrimit ka thënë për tifozët e Euro 2016 : “Nëse ju nuk e keni blerë biletën tuaj nga një burim jozyrtar, nuk ka asnjë garanci që ju të shikoni ndeshje, dhe askush nuk mban përgjegjësi të humbjes së mijërave paund nga xhepi juaj”.

Sipas rregullave të organizatorëve të turneut të UEFA, biletat nuk mund të shiten diku tjetër përveç faqes zyrtare të UEFA, në të cilën do të kërkohet edhe karta e identitetit të çdo tifozi.

Biletat e fundit të ndeshjes dolën në shitje të premten nëpërmjet faqes zyrtare të shitjes së biletave.

/tvklan.al






Të ngjashme