Euro 2016, UEFA ka një lajm të keq


Euro 2016, UEFA ka një lajm të keq

18:45 05/07/2016

UEFA ndalon futbollistët që të sjellin fëmijët e tyre në fushën e lojës, pas përfundimit të ndeshjeve. Drejtori i këtij turneu, Martin Kallen deklaroi sot se fotot e lojtarëve të Uellsit me fëmijët e tyre në fushë, pas fitores kundër Belgjikës, ishin shumë të bukura, por fusha e lojës nuk është një vend për fëmijët.

“Është një Kampionat Evropian dhe jo një event familjar”, deklaroi Kallen, duke shtuar se një stadium nuk është vendi më i sigurt për fëmijët.

Disa lojtarë të Uellsit u panë me fëmijët e tyre pas fitores 3-1 kundër Belgjikës në stadiumin ”Pierre Mauroy”.

Kërkesa kundër pranisë së fëmijëve në fushë do të aplikohet tani për katër ekipet e mbetura, Uellsi, Portugalia, Gjermania dhe Franca.

/tvklan.al

 






Të ngjashme