Euro 2016/Belgjika mund 3 – 0 Irlandën


Euro 2016/Belgjika mund 3 – 0 Irlandën

19:48 18/06/2016

Belgjika është kthyer bindëse duke arritur fitoren e parë në finalet e Euro 2016.

Skuadra e Mark Vilmots mundi Irlandën me rezultatin 3 – 0, në takimin e vlefshëm për Grupin E, i luajtur në Bordo.

Belgët nuk e patën të lehtë në pjesën e parë, por pas pushimit u shfaqën më kërkues. Lukaku realizoi dy herë dhe një gol u shënua nga Vitsel.

Me këtë sukses, Belgjika mbetet në garë për të kaluar me sukses grupin, që kryesohet nga Italia, e kualifikuar në kuotën e 6 pikëve.

Tv Klan






Të ngjashme