Euro në dokumente, dëshira për t’u larguar nga Shqipëria ndalet në Rinas


Euro në dokumente, dëshira për t’u larguar nga Shqipëria ndalet në Rinas

09:07 25/10/2020

Dy persona janë vënë në pranga nga autoritetet në Rinas pasi tentuan që të korruptonin punonjësit e policisë kufitare. Mësohet se 41-vjeçari A.M. dhe 56-vjeçari Q.M. nuk plotësonin kushtet e nevojshme për të udhëtuar jashtë vendit dhe për këtë qëllim në dokumentet e tyre kanë futur para.

“Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, në zbatim të masave parandaluese për moslejimin e udhëtimit drejt vendeve të BE-së të atyre shtetasve që nuk plotësojnë kushtet për të lëvizur në hapësirën Schengen, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, shtetasit: A. M., 41 vjeç, banues në Tiranë; Q. M., 56 vjeç, banues në Divjakë”, thuhet në njoftimin e policisë.

41-vjeçari i ka ofruar punonjësit të Policisë Kufitare 50 euro, ndërsa disa orë më vonë Q. M., i cili donte të udhëtonte bashkë me bashkëshorten, i ka ofruar punonjësit të Policisë Kufitare 100 euro, me qëllim lejimin e kalimit.

“Policia Kufitare apelon për të gjithë shtetasit që duan të udhëtojnë drejt vendeve të BE-së, që në rast se nuk plotësojnë kushtet për të lëvizur në hapësirën Schengen të mos ndërmarrin asnjë veprim të kundërligjshëm, pasi do përballen me ligjin”, thuhet në njoftim. /tvklan.al






Të ngjashme