Euro sërish në rënie, këmbehet me 127 Lekë


Euro sërish në rënie, këmbehet me 127 Lekë

15:29 18/05/2018

Monedha e përbashkët europiane ka rënë sërish sot në tregun e këmbimit valutor vendas. Një euro këmbehet në nivelet e 127.17 lekëve, duke shënuar një uljen 0.14 pikë përqindje gjatë 24 orëve të fundit.

Prej dy muajsh, Leku ka marrë një mbiçmim të shpejtë ndaj Euros duke bërë që kursi i këmbimit të pësojë luhatje të mëdha në treg.

Zyrtarisht vetë Banka e Shqipërisë pranon se gjatë javëve të fundit volume sasiore të Euros janë rritur, ndërsa nga tregjet bankare konfirmohen konvertime në vlera të mëdha, për shkak të ndryshimit të kapitalit të bankave që janë shitur gjatë 2017-ës.

Tv Klan






Të ngjashme