Euro thellon rënien


Euro thellon rënien

17:33 17/12/2018

Monedha e përbashkët europiane vazhdon të shënojë rekorde në kursin e këmbimit vendas. Këtë të hënë, 1 Euro këmbehet me 123.19 Lekë, duke arritur nivelin më të ulët të të gjithë dekadës së fundit. Që prej të premtes, monedha kombëtare është forcuar me 0.22 pikë ndaj asaj europiane.

Leku është mbiçmuar dhe ndaj Dollarit, i cili shitet me 108.6 Lekë, ndërsa Paundi ka arritur në 137 Lekë.

Sasia e shtuar e Euros në qarkullim është një nga shkaqet kryesore të dobësimit të saj, shtuar këtu edhe efektet sezonale të fundvitit, me rritjen e sasisë së parave që dërgojnë emigrantët dhe shtimin e shpenzimeve nga qytetarët.

Tv Klan






Të ngjashme