Euro vazhdon forcimin pas ndërhyrjes së BSH


Euro vazhdon forcimin pas ndërhyrjes së BSH

15:15 11/06/2018

Euro është forcuar sërish në tregun e këmbimit valutor vendas. Sipas Bankës së Shqipërisë, monedha europiane sot arriti të këmbehej me 128.34 Lekë, duke u rritur me 0.76 lekë që nga dita e premte.

Banka Qendrore vijon planin operacional të saj për të blerë në treg valutë të huaj me qëllim ndaljen e mbiçmimit të Lekut, i cili rrezikonte të përbënte problem për arritjen e objektivit të infacionit.

Monedha kombëtare është dobësuar kundrejt valutave të tjera kryesore në treg, dollarit amerikan dhe paundit.

Tv Klan






Të ngjashme