Eurobasket 2017, Shqipëria e mbyll me fitore
Përfaqësuesja e basketbollit për meshkuj i mbylli me fitore kualifikueset e Eurobasket 2017. Kuqezinjtë e koshit mundën skuadrën sllovake me rezultatin 72 – 65 në takimin e luajtur në pallatin e sportit “Asllan Rusi”.
Ky sukses është edhe i vetmi në këto eliminatore për Shqipërinë. Përfaqësuesja e meshkujve kthehej në ndeshjet zyrtare për një shkëputje disa vjeçare.
Shqipëria ishte në një grup të vështirë ku ndodhej Mali i Zi dhe Gjeorgjia. Kuqezinjtë e mbyllën në vendin e fundit për shkak të një pikëvarazhi më të dobët se Sllovakia.
Tv Klan