Eurobasket 2017/Shqipëria pëson humbjen e dytë


Eurobasket 2017/Shqipëria pëson humbjen e dytë

23:29 03/09/2016

Kombëtarja e basketbollit të meshkujve pësoi humbjen e dytë, në po aq ndeshje të kualifikueseve të Eurobasket 2017.

Kuqezinjtë u mundën me rezultatin 113 – 73 nga Mali i Zi, në sfidën e luajtur në Tiranë.

Loja e Shqipërisë nisi mirë, por më pas Mali i Zi zotëroi fushën.

Më i miri nga Kombëtarja ishte amerikani Brodus, i cili shënoi 26 pikë, më shumë se çdo lojtar tjetër në këtë takim.

Ai është natyralizuar shqiptar.

Ndeshja e radhës do të jetë më 7 Shtator në fushën e Sllovakisë, rivali më i dobët në grup.

Tv Klan






Të ngjashme