Eurodeputeti tregon historinë e shqiptares: Vendi ka nevojë për ju!


Eurodeputeti tregon historinë e shqiptares: Vendi ka nevojë për ju!

18:20 10/08/2016

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, është duke shijuar pushimet e tij në Greqi. Kjo nuk përbën asnjë lajm.

Por eurodeputeti në një postim në rrjetin social Facebook, ka hedhur një foto, me Valerian, një grua shqiptare që punon në Greqi.

Gjatë pushimeve të mia në Greqi kam takuar sot Valerian. Ajo vjen nga Shqipëria dhe është duke punuar shumë këtu. Ajo më tha, se një ditë do të kthehet me familjen e saj. Sa më shpejt aq më mirë. Shqipëria ka nevojë për njerëz aktivë, si ajo dhe burri i saj. Uroj familja e saj të gjej një të ardhme sa të mirë në vendin e saj

”, shkruan Knut Fleckenstein. /tvklan.al






Të ngjashme