Eurokomisioneri Hahn: Asnjë shtet i Ballkanit nuk anëtarësohet në BE pa liri të mediave


Eurokomisioneri Hahn: Asnjë shtet i Ballkanit nuk anëtarësohet në BE pa liri të mediave

11:43 17/09/2018

Komisioni për Zgjerim i Bashkimit Europian, Johannes Hahn ndodhet për vizitë në Maqedoni, përpara referendumit të 30 Shtatorit për ndryshimin e emrit.

Nga Shkupi, ai ka deklaruar se asnjë vend i Ballkanit nuk do të integrohet në Bashkimin Europian, nëse nuk garanton liri dhe pavarësi të plotë të mediave dhe gazetarëve. Këtë deklaratë e bëri në konferencën “Ditët e medias Bashkim Europian – Ballkan Perëndimor”, raportojnë mediat maqedonase.

Sipas tij, janë rritur rastet e dhunës ndaj gazetarëve në Ballkanin Perëndimor. Pa një gjyqësor të pavarur, nuk ekziston liria e medias, u shpreh eurokomisioneri Hahn nga Shkupi.

/tvklan.al






Të ngjashme