EuroNews komenton rrëmbimin e Sokol Koçiut (24 Janar 1999)
Stacionet e huaja komentojnë rrëmbimin e Koçit. Sipas EuroNews, Jervolino, Ministrja e Brendshme e Italisë e ka cilësuar marrjen peng të shefit të Komisariatit të Policisë Vlorë, Sokol Koçiu si një ngjarje tepër të rëndë. “Duhet të ishte dita e parë kundër luftës së trafikantëve dhe klandestinëve” tha Euronews, por rrëmbimi i 6 gomoneve ka rezultuar me disfatën e forcave shqiptare të rendit.”
E gjithë kjo ngjarje është zhvilluar në praninë e forcave italiane të Guardia di Finanza të cilët nuk kanë ndërhyrë për ta liruar Koçiun. Bosët e gomonëve pasi kanë marrë peng shefin e policisë, nën presionin e armëve kanë mundur të marrin gomonet dhe të largohen të qetë në punën e tyre.
Ekonomia e Vlorës mesa duket bazohet vetëm tek trafikimi ilegal të klandestinëve. Në shumicën e rasteve boset e gomoneve kur gjenden në rrezik i hedhin klandestinët në det dhe policisë nuk i mbetet gjë tjetër veçse të shpëtojë jetën e refugjatëve./tvklan.al
Gazetar : Altin Hazizaj