Europa League, akti i fundit


Europa League, akti i fundit

17:09 21/08/2020

Sevilla – Inter për trofeun prestigjioz

Finalja erdhi, gjithçka gati për aktin e fundit të Europa League. Inter i Antonio Conte arriti deri këtu pasi mundi Shakhtar ndërsa Sevilla fitoi me Manchester United. Për të dy klubet dëshira për të ngritur edhe një herë këtë trofe është e madhe pasi do të sillte prestigj në arenën ndërkombëtare. Spanjollët janë një ekip që vitet e fundit e kanë mësuar se si fitohet ky trofe.

“Fjala frikë nuk bën pjesë në fjalorin tim dhe të njëjtën gjë dua edhe për lojtarët e mij. Ashtu si për Shakhtar, edhe për Sevilla kemi respekt. Vlerësojmë skuadrën. Vlerësojmë historinë, eksperiencën e tyre në këtë kompeticion. Nëse jemi këtu duam të fitojmë dhe do të bëjmë më të mirën për t’i arritur”, thotë trajneri i zikaltërve Antonio Conte.

Nga ana tjetër, Julen Lopetegui e njeh forcën e kundërshtarit dhe nuk nguron ta pranojë edhe në konferencën për shtyp

“Interi është ekip shumë i fortë dhe i kompletuar. Ka forcë në sulm dhe shfrytëzon mirë rastet e krijuara. Kuptohet që këtu se si do të jetë ndeshja. Do të nxjerrim në pah cilësitë tona. Duhet të jemi solid dhe të japim më të mirën tonë sepse kjo kërkohet, madje edhe pak më shumë. Jemi të përgjegjshëm për peshën e ndeshjes”.

Antonio Conte i ka bërë zgjedhjet e tij. Me rreshtimin 3-5-2 në sulm çifti Lautaro-Lukaku. Në mesfushë D’Ambrosio, Barella, Brozovic, Gagliardini dhe Young. Godin, De Vrij e Bastoni do të mbrojnë para se Handanoviç ti shfaqet sulmuesit përballë.

Ndërsa spanjollët duke dashur të hyjnë në histori përgjigjen me 4-3-3, por forca e tyre goditëse nuk qëndron vetëm në sulm.

Tv Klan






Të ngjashme