Europa League, Arsenal fiton në Milano


Europa League, Arsenal fiton në Milano

12:07 09/03/2018

Arsenal fitoi ndeshjen e parë me Milan të enjten në “San Siro”.

Suksesi 2 – 0 i ekipit anglez u arrit me golat e shënuar në pjesën e parë nga Mkhitaryan dhe Ramsey. Milan nuk arriti të reagonte edhe pas zëvendësimeve të trajnerit Gattuso. Kjo është humbja e parë për Milan në 2018.

Me këtë rezultat Arsenal është më pranë çerekfinaleve të Europa Ligës. Atletico Madrid ia doli të mundë 3 – 0 Lokomotiv Moskva. Saul, Diego Costa dhe Koke me golat e tyre bënë që madrilenët të shikojnë më afër fazën tjetër.

Lazio barazoi 2 – 2 me Dinamo Kiev në Romë. Strakosha nuk arriti të pengonte dot sulmin e ukrainasve. Salzburgu befasoi Borussia Dortmundin duke fituar me rezultatin 2 – 1 takimin e parë në Gjermani. Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha ishte shënuesi i të dy golave për ekipin austriak. Ndeshjet e kthimit do të luhen të enjten e ardhshme.

Tv Klan






Të ngjashme