Europa League, fiton Lokomotiva
Lokomotiva e Zagrebit arriti një fitore të rëndësishme në takimin e parë të Europa Ligës. Skuadra kroate ku luajnë disa shqiptarë fituan me rezultatin 3 – 1 në fushën e Santa Koloma në Andorrë.
Herdi Prenga, Endri Çekiçi dhe Eros Grezda e nisën nga minuta e parë, me mbrojtësin Prenga i cili realizoi golin e dytë. Një sukses i me vlerë që e afron Lokomotivën në turin e dytë të Europa Ligës.
Sukses në ndeshjen e parë edhe për Shkëndijen e Tetovës që mundi me rezultatin 2 – 0 Krakovian.
/tvklan.al