Europa League, kalojnë Zenit, Olympiacos dhe Atalanta
Kukësi, bëri një ndeshje të shkëlqyer, por i mungoi vetëm një gol që e kërkoi shumë, por nuk e gjeti. Ndaj Torpedos, Kukësi dështoi në kualifikim edhe pse tregoi një paraqitje mjaft të mirë, por dy golat e shënuar me penallti nga Rexhilando nuk mjaftuan.
Për turin e tretë kualifikues të Europa League, Zenit i Shën Petersburgut përmbysi rezultatin 4-0 të sfidës së parë duke fituan në ndeshjen e kthimit 8-1 me Dinamo Minsk. Koha e rregullt përfundoi 4-0 për Zenit.
Në shtesa rusët shënuan edhe 4 gola të tjerë duke përmbushur atë që dukej një mision i pamundur. Olympiacos mposhti 3-1 në transfertë zviceranët e Luzern. Sevilla dhuroi spektakël duke fituar me shifrat 0-5 ndaj lituanezëve të Zalgiris.
Atalanta bëri detyrën edhe në takimin e kthimit ndaj izraelitëve të Hapoel Haifa duke fituar 2-0 dhe duke avancuar më tej. Vlerësime maksimale për mbrojtësin Berat Djimshiti. Molde pas Laçit eliminoi edhe skocezët e Hibernian, ndërsa Maribori u eliminua nga një tjetër skuadër skoceze, Glasgow Rangers.
Tv Klan