Europa League, ndeshjet e dyta
Humb Tottenham dhe Leverkusen
Ndeshjet e dyta në UEFA Europa League dhuruan surpriza dhe rezultate befasuese. Në 24 ndeshje u shënuan 63 gola, për një mesatare prej 2. 25 gola për ndeshje.
Supriza e madhe u regjistrua në Belgjikë. Tottenham i Jose Mourinho nuk arriti të përmbysë avantazhin e shpejtë të Antwerp. Ndryshimet në pjesën e dytë nga ana e portugezit shtuan presionin te kundërshtari, por vetëm kaq, me belgët që marrin të vetëm kreun e grupit me 6 pikë.
Milan fitoi 3-0 ndaj Sparta Praga edhe pse Ibrahimoviç humbi një 11-metërsh. Roma e Marash Kumbullës bëri maksimumin përballë CSKA së Sofies, por në fund u kënaq me një pikë, pas barazimit 0-0.
Napoli provoi shijen e pikëve. Italianët mposhtën në mënyrë surprizë minimalisht 1-0 kryesuesit e La Liga, Real Sociedad, me golin e Politano. Për 90 minuta, luajti edhe futbollisti i kombëtares sonë, Elseid Hysaj.
Alkmaar e infektuar nga Covid-19 mposhti pa shumë probleme 4-1 Rijeka. Një tjetër kandidat për t’i shkuar deri në fund turneut, Arsenal nuk e pati aspak të vështirë të likujdonte 3-0 Dundalk.
Me të njëjta shifra fitoi edhe Benfika përballë Standard Liege, ndërkohë që Leicester mori një fitore tejet të vështirë 2-1 në një transfertë si ajo e Athinës përballë AEK. Slavia Praga mundi Bayern Leverkusen me golin e Olayinka. Ish-lojtar i Superligës Shqiptare.
Tv Klan