Europa League, Partizani e nis me barazim
Partizani e nisi me një barazim pa gola, garën në Europa League, një rezultat që e mban në lojë për të kaluar në turin e dytë. Të kuqtë zhvilluan sfidën e parë me Slovan Bratislava në “Elbasan Arena”.
Skuadra, që për këto sfida drejtohet nga dyshja Starova – Dalipi, pati disa mundësi shënimi, por pa arritur t’i konkretizojë. Fili dhe Batha ishin më të rrezikshmit me rastet e paraqitura gjatë pjesës së dytë, ku u shfaqën edhe më kërkues.
Partizani u mbështet nga një numër i ulët tifozësh në krahasim me ndeshjet e kampionatit. Ndeshja e kthimit do të luhet më 7 Korrik në Sllovaki.
Drejtuesit e të kuqve u ankuan se nisja e shumë shpejt e aktivitetit nuk i la mundësi të përforcoheshin. Në Europa League marrin pjesë edhe Kukësi dhe Teuta, që do të luajnë të enjten takimet e tyre.
Tv Klan