Europa lehtëson ndjeshëm masat


Europa lehtëson ndjeshëm masat

23:42 18/05/2020

Në Itali hapen baret dhe restorantet

Më në fund kafe dhe briosh nëpër tavolina anash rrugës. Ky ritual i mungoi prej më shumë se dy muaj italianëve dhe nga kjo e hënë do të mund ta kryejnë sërish. Nga kjo e hënë në të gjithë vendin janë lehtësuar masat për frenimin e përhapjes së Covid-19. Krahas restoranteve janë hapur të gjitha dyqanet dhe lejohet edhe lëvizja me automjete brenda rajoneve.

Megjithatë, të gjitha bizneset janë të detyruara të respektojnë masat e distancimit social dhe mbajtjen e maskave, nëse nuk duan të paguajnë gjoba që variojnë nga 600 deri 4 mijë euro.

Baret dhe restorantet u hapën edhe në Madrid, Barcelonë, Valencia, etj. Në këto qytete kjo kategori biznesesh nuk e nisi aktivitetin që javën e kaluar, pasi autoritetet rajonale vendosën të prisnin derisa ritmet e përhapjes të uleshin në një nivel bindës.

Ndërsa në Britaninë e Madhe u rikthye transporti hekurudhor, nën masa rigoroze të distancimit social. Autoritetet lejuan gati gjysmën e udhëtarëve që përdorin këtë sistem në kushte normale, ndërsa kërkesa për ta përdorur atë ishte tepër e madhe.

Tv Klan






Të ngjashme