Europa rrezikon mbylljen e kufijve për migrantët, Merkel: Nuk është zgjidhja e duhur
Europa rrezikon të bie pre e nacionalizmit duke mbyllur kufijtë si mënyrë për zgjidhjen e krizës më migrantët. Kështu ka paralajmëruar Kancelarja gjermane, Angela Merkel, por ka shtuar gjithashtu se kjo nuk është zgjidhja e duhur e krizës së migrantëve.
Austria ka thënë se do të mbyllë kalimin kryesor kufitar me Italinë, Brenner, nëse është e nevojshme për të ndaluar rrjedhën e migrantëve.
Kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, pasi ka biseduar me kancelaren Merkel në Romë, ka thënë se strategjia e Austrisë është “gabim” dhe “e pajustifikueshme”.
Merkel u ka thënë gazetarëve se kriza me migrantë duhet të zgjidhet jo me mbyllje të kufijve.
“Nuk mund t’i mbyllim kufijtë. Duhet të jemi besnikë ndaj njëri-tjetrit”,
ka thënë Merkel.
Sipas saj, vendet e Bashkimit Evropian duhet të mbrojnë marrëveshjen e Schengenit për lëvizje të lirë ose, në të kundërtën,
“rrezikojnë të rrëshqasin në nacionalizëm”.
Europa po përballet me krizën më të rëndë me migrantë që nga Lufta e Dytë Botërore./tvklan.al