Europa rrit të ardhurat e Skënderbeut
Kualifikimi për në Play-off të Europa League do të përbëjë për Skënderbeun një moment mjaft të mirë sa i përket financave të klubit. Me suksesin në 3 turet e para kualifikuese, korçarët do të arkëtojnë më afërsisht 675 mijë euro.
Vetëm pjesëmarrja në Play-off do ti sillte klubit edhe 245 mijë euro të tjera. Por nëse kualifikohet për në fazën e grupeve në vend të shpërblimit të play – off do të arkëtonte të paktën 2.6 milionë euro të cilat bashkë me të ardhurat nga tre turet e para kualifikuese bëhen afërsisht 3.3 milionë euro. Pjesëmarrja në këtë fazë parashikon edhe bonuse të tjera, si përshembull 36 mijë euro për çdo fitore apo 120 mijë euro për çdo barazim.
Veç klubit më të suksesshëm shqiptar në arenën ndërkombëtare, “Skënderbeu” do të shndërrohet edhe në klubin më të pasur. Rrjedhimisht këto të ardhura do t’u mundësojnë drejtuesve të klubit të afrojnë futbollistë më cilësorë nga skuadrat e tjera të Superligës. TV KLAN