Europiani nis sot kundër Zvicrës, De Biasi: Uroj ta nisim mbarë
Kombëtarja do të nisë sot aventurën në finalet e Euro 2016. Kuqezinjtë zhvilluan stërvitjen në stadiumin e Lensit ku do të luajnë me Zvicrën. Trajneri Gianni De Biasi uron që lojtarët e tij të japin më të mirën dhe të luajnë me përqëndrimin e duhur.
Gianni De Biasi – Trajner i Kombëtares:
“Shpresoj që në këtë turne djemtë do të japin më të mirën dhe të mos kënaqen me pak. Besoj se ndeshja me Zvicrën nuk është vendimtare. Është sfida e parë dhe do të ishte mirë për ne, për lojtarët që ta nisim mbarë”.
Lorik Cana, i cili është futbollisti me më shumë përvojë mendon se duhet të luajnë si në kualifikuese.
Lorik Cana – Kapiten i Kombëtares:
“Kemi pësuar pak gola në eliminatore dhe ajo ka qënë një ndër shtyllat kryesore të kualifikimit dhe do të mbështetemi në të njëjtën gjë për të vazhduar”.
Pritet që Shqipëria të ketë thuajse të njëjtin formacion si në miqësoren me Ukrainën.
Dallimi është se Kaçe mendohet t’i lerë vendin Kukelit dhe përsëri të luhet me një mesfushë të ngjeshur dhe me Sadikun i vetëm në sulm.
Kuqezinjtë do të mbështeten nga tifozë të shumtë brenda dhe jashtë stadiumit.
Tv Klan