Europol jep alarmin për “ujqërit e vetmuar”
“Sulmet e kryera nga “ujqërit e vetmuar” përbëjnë një rrezik potencial në Evropë, ndërsa ngjarjet e fundit në Francë dhe në Gjermani demonstrojnë se kjo formë agresioni është shumë e vështirë për t’u zbuluar dhe parandaluar”, theksoi sot Zyra Evropiane, e forcave të policisë Europol.
“Këto sulme janë një strategji e parapëlqyer nga grupi i Shtetit Islamik (ISIS) dhe nga Al-Kaeda”, njoftoi Europol në një deklaratë.
Në mjaft raste te dy grupet u kanë bërë thirrje myslimanëve që jetojnë në një shtet perëndimor për të ndërmarrë sulme të këtyre përmasave.
Sulmet e Orlandos në SHBA, Magnanville dhe Nisë në Francë, Wurtzbourg në Gjermani janë marrë përsipër nga ISIS.
/tvklan.al