Europol: Terrorizmi po përparon si asnjëherë më parë


Europol: Terrorizmi po përparon si asnjëherë më parë

22:18 23/05/2016

“Asnjëherë më parë nuk ka patur një zhvillim kaq të shpejtë të terrorizmit, ndërsa trajnimi i militantëve po merr një rol gjithmonë e më kryesor”,

kjo ka qenë deklarata e Shefit i Antiterrorizmit të Europol, Manuel Navarrete Paniagua, gjatë një seance dëgjimore në Parlamentin Evropian.

“Kërcënimi xhihadist po vjen gjithnjë e në rritje dhe terrorizmi përbën rrezik për Bashkimin Evropian”,

theksoi ai.

Shefi i Antiterrorizmit të Europol shpjegoi se “nuk ekziston një prototip”, kur bëhet fjalë për profilin e xhihadisëtve.

“Të dhënat flasin për persona me precedentë të lehtë kriminalë apo me probleme mendore, ndërkohë që shumë prej militantëve nga Europa kanë poste kyçe në ISIS”,

deklaroi Paniagua./tvklan.al






Të ngjashme