“Eurovizion 2016”, Justin Timberlake do të bëjë histori me performancën e tij
Justin Timberlake do të bëjë histori në Eurovizion këtë vit.
Ylli i vlerësuar me çmimin Grammy, do të jetë i pari që do marrë pjesë në konkursin vjetor të këngës, që do të mbahet këtë vit në Suedi, por jo si garues. Timberlake mësohet se do të marrë pjesë në natën finale të kompeticionit, ku do të performojë me këngën e tij, “Can’t stop the feeling”. Kjo është hera e parë në historinë e Eurovizionit që një merr pjesë një këngëtar me famë botërore.“Kjo është një mundësi fantastike, ne jemi shumë të lumtur dhe të emocionuar që Justin Timberlake do të performojë këngën e tij të re me bandën e tij në shfaqjen tonë”-
u shpreh Sven Stojanovic, producent i Eurovizion 2016./tvklan.al