Evakuimi i kosovarëve – (6 Prill 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Ka filluar evakuimi i refugjatëve kosovarë në Maqedon për në vendet e tjera. Turqia ka qenë shteti i parë i cili i është përgjigjur nismës së marrë nga vende të tjera europiane. Një aeroplan i linjave ajrore turke ka zbritur në një aeroport kufitar me Bullgarinë kontigjentin e parë të refugjatëve. Qeveria turke do ti sistemoj kosovarët e mbrritur në territorin e saj në një qytet kufitar me Bullgarinë.
Edhe Norvegjia ka marrë sot 91 refugjatët e parë nga Kosova. Megjithatë gjendja humanitare e refugjatëve kosovarë në Maqedoni është tejet e rëndë dhe priten evakuime të tjera nga shtete të tjera europiane.
Sipas Ogatës, komisionerja e lartë e OKB-së për refugjatët, numri i kosovarëve të shpërngulur me forcë nga Kosova mund të arrijë në 900 mijë persona. Nato nga ana e saj ka përshkallëzuar sulmet mbi Jugosllavi. Por për komandantin suprem të saj Uesli Klark vetëm sulmet ajrore, nuk mund të ndalojnë masakrat e serbëve ndaj popullsisë së pambrojtur kosovare.
Sulmet e Natos kanë goditur Nishin, Novisadin, zona e Somborit në Serbinë veriore dhe Loznica. Nga shpërthimet është shkatërruar një rafineri nafte dhe lidhjet hekurudhore në shumë zona të Jugosllavisë. Sipas medias serbe një avion I Natos është rrëzuar nga forcat serbe, por aleanca e ka përgënjeshtruar këtë fakt./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori