Evangjelia Veli e teta në botëror
Evangjelia Veli u rendit e teta për peshën deri 58 kilogramë në botërorin e peshëngritjes që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sportistja shqiptare kaloi me sukses 3 nga provat, duke ngritur në total 203 kilogramë në garën e zhvilluar në orët e para të mëngjesit të së premtes me kohën shqiptare.
26-vjeçarja ishte e para ndër peshëngritësit shqiptarë që u ngjit në pedanë. Shqipëria përfaqësohet në këtë turne me 5 sportistë.
Tv Klan